
11.13 Shkarkimi i ujit pas
përfundimit të ciklit
Nëse keni zgjedhur një program ose një
opsion që nuk e zbraz ujin e shpëlarjes
së fundit, programi përfundon, por:
• Ekrani shfaq treguesin
, treguesin e
opsioneve ose dhe treguesin e
derës së mbyllur
. Treguesi i fazës
që është në punë pulson.
• Kazani vazhdon të rrotullohet me
intervale të rregullta për të
parandaluar rrudhat te rrobat.
• Dera qëndron e bllokuar.
• Për të hapur derën duhet të shkarkoni
ujin:
1. Nëse është e nevojshme, prekni
butonin Centrifugimi për të ulur
shpejtësinë e centrifugimit të
propozuar nga pajisja.
2. Prekni butonin Start/Pause:
• Nëse keni vendosur , pajisja
shkarkon ujin dhe kryen
centrifugimin.
• Nëse keni vendosur , pajisja
vetëm shkarkon ujin.
Treguesi i opsioneve
ose fiket,
ndërsa treguesi pulson dhe më pas
fiket.
3. Kur programi të ketë përfunduar dhe
treguesi i bllokimit të derës të
fiket, ju mund ta hapni derën.
4. Shtypni butonin "O" (Off) për disa
sekonda për të çaktivizuar pajisjen.
Në çdo rast, pajisja e zbraz
ujin automatikisht pas afro
18 orësh.
11.14 Opsioni i Pritjes aktive
Funksioni i Pritjes aktive çaktivizon
automatikisht pajisjen për të ulur
konsumimin e energjisë kur:
• Mos e përdorni pajisjen për 5 minuta
përpara se të prekni butonin Start/
Pause.
Shtypni butonin "O" (Off) për ta
aktivizuar pajisjen sërish.
• 5 minuta pas përfundimit të programit
të larjes
Shtypni butonin "O" (Off) për ta
aktivizuar pajisjen sërish.
Ekrani tregon përfundimin e programit
të fundit të vendosur.
Rrotullojeni çelësin e programeve për
të vendosur një cikël të ri.
Nëse vendosni një program
ose opsion që përfundon me
ujë në kazan, funksioni i
Pritjes aktive nuk
çaktivizon pajisjen për t'ju
kujtuar të shkarkoni ujin.
12. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
12.1 Ngarkesa e rrobave
• Ndani rrobat në: të bardha, me ngjyra,
sintetike, delikate dhe të leshta.
• Zbatoni udhëzimet e larjes në etiketat
e kujdesit te rrobat.
• Mos lani së bashku rrobat e bardha
dhe ato me ngjyrë.
• Disa rroba me ngjyra të nxjerrin bojë
gjatë larjes së parë. Rekomandojmë
që ato të lahen më vete dy-tre herët e
para.
• Kopsitni këllëfët e jastëkëve, mbyllni
zinxhirët, tokëzat dhe sustat. Lidhini
rripat.
• Zbrazni xhepat dhe shpalosni rrobat.
• Kthejini së prapthi rrobat me disa
shtresa, të leshtat dhe veshjet me
stampa.
• Trajtoni paraprakisht njollat e vështira.
• Lajini njollat e vështira me detergjent
të veçantë.
• Bëni kujdes me perdet. Hiqini kapëset
e tyre dhe futini perdet në një qese
për larje apo këllëf jastëku.
• Mos lani rroba pa tegela ose me
prerje. Përdorni një cante larjeje për
të larë rroba të vogla dhe/ose delikate
www.aeg.com30
Commentaires sur ces manuels