
8.3 Temperatura
Kur përzgjidhni një program larjeje,
pajisja propozon automatikisht një
temperaturë të parazgjedhur.
Prekeni këtë buton në mënyrë të
përsëritur derisa të shfaqet vlera e
dëshiruar e temperaturës në ekran.
Kur ekrani shfaq treguesit
dhe ,
pajisja nuk e ngroh ujin.
8.4 Centrifugimi
Kur vendosni një program, pajisja zgjedh
automatikisht shpejtësinë maksimale të
centrifugimit.
Prekeni këtë buton në mënyrë të
përsëritur që të:
• Ulni shpejtësinë e centrifugimit.
Ekrani tregon vetëm
shpejtësitë e
disponueshme të
centrifugimit për
programin e vendosur.
• Aktivizoni funksionin Ndërprerje e
shpëlarjes.
Uji i shpëlarjes së fundit nuk do të
shkarkohet për të evituar zhubrosjen
e rrobave. Programi i larjes përfundon
me ujë në kazan dhe faza
përfundimtare e centrifugimit nuk
kryhet.
Ekrani shfaq treguesin .
Kazani rrotullohet rregullisht për të
reduktuar rrudhosjen.
Dera qëndron e bllokuar. Kazani
rrotullohet rregullisht për të reduktuar
rrudhosjen. Për të zhbllokuar derën
duhet të shkarkoni ujin.
Prekni butonin Start/Pause: pajisja
kryen një fazë centrifugimi dhe
shkarkon ujin.
• Aktivizoni opsionin Ekstra i
heshtur.
Të gjitha fazat e centrifugimit
(centrifugimi i ndërmjetëm dhe
centrifugimi përfundimtar) anulohen
dhe programi përfundon me ujë në
kazan. Kjo ndihmon për të reduktuar
rrudhosjen.
Duke qenë se programi është shumë i
heshtur, është i përshtatshëm për t'u
përdorur gjatë natës kur disponohen
edhe tarifa më të lira për energjinë
elektrike. Në disa programe,
shpëlarjet kryhen me më shumë ujë.
Ekrani shfaq treguesin .
Dera qëndron e bllokuar. Kazani
rrotullohet rregullisht për të reduktuar
rrudhosjen. Për të zhbllokuar derën
duhet të shkarkoni ujin.
Prekni butonin Start/Pause: pajisja
kryen vetëm fazën e shkarkimit.
Pajisja e zbraz ujin
automatikisht pas afro 18
orësh.
8.5 Njolla/Paralarje
Treguesi përkatës shfaqet në ekran.
• Njolla
Zgjidheni këtë opsion për të trajtuar
paraprakisht rrobat e ndotura ose me
njolla duke përdorur heqësin e
njollave.
Derdheni heqësin e njollave në folenë
. Heqësi i njollave përzihet
paraprakisht dhe ngrohet me
detergjentin për të përmirësuar
efikasitetin e vet.
Ky opsion mund të rrisë
pak kohëzgjatjen e
programit.
Ky opsion nuk është i
disponueshëm me një
temperaturë më të ulët se
40°C.
• Paralarje
Përdoreni këtë funksion për të shtuar
një fazë paralarjeje në 30 °C përpara
fazës së larjes.
Ky opsion rekomandohet për rrobat e
ndotura shumë, veçanërisht nëse
përmbajnë rërë, pluhur, baltë dhe
grimca të tjera të ngurta.
Futeni detergjentin për
paralarje në një top
dozimi brenda kazanit.
Ky opsion mund të rrisë
pak kohëzgjatjen e
programit.
www.aeg.com18
Commentaires sur ces manuels