
9.2 Woolmark Apparel Care -
Jeshile
Cikli i larjes së të leshtave i kësaj makine
larëse është miratuar nga The Woolmark
Company për larjen e rrobave të leshta
që mbajnë etiketën "larje me dorë" nëse
rrobat lahen sipas udhëzimeve të dhëna
nga prodhuesi i kësaj makine larëse.
Ndiqni udhëzimet e tharjes dhe të
proceseve të tjera të larjes në etiketën
për kujdesin ndaj rrobave. M1361
Në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë,
Hong-Kong dhe Indi, simboli "Woolmark"
është markë tregtare certifikimi.
10. CILËSIMET
10.1 Bllokimi për fëmijët
Me këtë opsion mund të parandaloni që
fëmijët të luajnë me panelin e kontrollit.
• Për ta aktivizuar/çaktivizuar këtë
opsion, prekni njëkohësisht butonat
dhe derisa treguesi të
ndizet/të fiket në ekran.
Mund ta aktivizoni këtë opsion:
• Pasi të prekni butonin Start/Pause: të
gjithë butonat dhe çelësi i programeve
çaktivizohen (përveç butonave "O"
(Off)).
• Përpara se të prekni butonin Start/
Pause: pajisja nuk mund të niset.
Pajisja e ruan përzgjedhjen e këtij
opsioni pasi e fikni.
10.2 Sinjalet akustike
Kjo pajisje është e pajisur me sinjale të
ndryshme akustike, që veprojnë kur:
• Aktivizoni pajisjen (sinjal i shkurtër i
veçantë).
• Çaktivizoni pajisjen (sinjal i shkurtër i
veçantë).
• Prekni butonat (tingull klikimi).
• Bëni përzgjedhjen e gabuar (3 tinguj
të shkurtër).
• Programi përfundon (sekuencë
tingujsh për rreth 2 minuta).
• Programi ka keqfunksionim (sekuencë
tingujsh të shkurtër për rreth 5
minuta).
Për të çaktivizuar/aktivizuar sinjalet
akustike, prekni njëkohësisht butonat
dhe për rreth 6 sekonda.
Nëse çaktivizoni sinjalet
akustike, ato vazhdojnë të
punojnë kur pajisja ka
keqfunksionim.
10.3 Shpëlarja e përhershme
shtesë
Me këtë funksion mund të keni në
mënyrë të përhershme një shpëlarje
shtesë kur vendosni një program ku
mund të përzgjidhet.
• Për të aktivizuar/çaktivizuar këtë
opsion, prekni butonat dhe
njëkohësisht derisa treguesi përkatës
të ndizet/fiket.
Ky opsion shton dy shpëlarje dhe
ekrani shfaq .
10.4 E butë Plus
Vendosni opsionin E butë Plus për të
optimizuar shpërndarjen e zbutësit të
rrobave dhe për të përmirësuar butësinë
e rrobave.
Sugjerohet kur përdorni zbutësin e
rrobave.
Ky opsion rrit pak
kohëzgjatjen e programit.
Për ta aktivizuar/çaktivizuar këtë
opsion, prekni njëkohësisht butonat
dhe derisa treguesi të ndizet/të
fiket mbi treguesin .
SHQIP 25
Commentaires sur ces manuels