AEG SKZ71800F0 Manuel d'utilisateur Page 7

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 80
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 6
2.7 Funksioni COOLMATIC
Nëse ju duhet që të fusni brenda një sasi
të madhe me ushqim të ngrohtë, për
shembull pasi keni blerë ushqime, ne ju
sugjerojmë që të aktivizoni funksionin
COOLMATIC për t'i ftohur produktet më
shpejt dhe për të shmangur ngrohjen e
ushqimeve të tjera që gjenden në
frigorifer.
Për të aktivizuar funksionin:
1.
Shtypni butonin Mode derisa të
shfaqet ikona përkatëse.
Treguesi COOLMATIC pulson.
2.
Shtypni butonin OK për
konfirmuar.
Shfaqet treguesi COOLMATIC.
Funksioni i COOLMATIC fiket
automatikisht përafërsisht pas 6 orësh.
Për të çaktivizuar funksionin përpara
ndalimit të tij automatik:
1.
Shtypnin butonin Mode derisa të
pulsojë treguesi COOLMATIC.
2.
Shtypni butonin OK për
konfirmuar.
3.
Treguesi COOLMATIC fiket.
Funksioni fiket duke përzgjedhur
një temperaturë të ndryshme të
frigoriferit.
2.8 Alarmi i hapjes së derës
Do të dëgjohet një alarm akustik nëse
dera lihet e hapur për pak minuta.
Kushtet e alarmit të derës së hapur
tregohen nga:
treguesi i alarmit që pulson
sinjalizuesi akustik
Pasi të jenë rregulluar sërish kushtet
normale (dera e mbyllur), alarmi do të
ndalojë.
Gjatë alarmit, sinjalizuesi mund të fiket
duke shtypur çdo buton.
3. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
3.1 Pastrimi i brendësisë së
pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë
të parë, pastroni pjesën e saj
brendshme dhe gjithë aksesorët e
brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të
një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.
Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto mund
të dëmtojnë pjesët e lëmuara.
Nëse në ekran shfaqet "dEMo", pajisja
është në modalitetin e demonstrimit:
referojuni paragrafit "SI TË VEPROJMË
NËSE...".
3.2 Treguesi i temperaturës
Kjo pajisje shitet në Francë.
Në përputhje me rregulloret në
fuqi në këtë shtet ajo duhet të
pajiset me një mekanizëm të
veçantë (shih figurën) që
vendoset në ndarjen e poshtme
të frigoriferit për të treguar
zonën më të ftohtë të tij.
SHQIP 7
Vue de la page 6
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 ... 79 80

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire