AEG SKZ71800F0 Manuel d'utilisateur Page 13

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 80
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 12
5. KUJDESI DHE PASTRIMI
KUJDES
Shkëputeni nga korrenti pajisjen
përpara se të kryeni çdo veprim
mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbon
në njësinë e saj ftohëse; për këtë
arsye, mirëmbajtja dhe ringarkimi
duhet të kryhen vetëm nga
teknikë të autorizuar.
5.1 Pastrimi periodik
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
pastroni brendësinë dhe aksesorët me
ujë të vakët dhe me pak sapun.
kontrolloni rregullisht bravat e derës
dhe pastrojini ato për t'u siguruar që
janë të pastra dhe nuk kanë
papastërti.
shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
Mos tërhiqni, lëvizni apo dëmtoni
asnjë tub dhe/ose kabllot brenda
kabinetit.
Mos përdorni kurrë detergjent,
pluhura gërryese, produkte
pastruese me shumë parfum ose
pastrues me dyll për të pastruar
brendësinë e pajisjes, pasi këto
mund të dëmtojnë sipërfaqet
dhe mund të lënë një erë të
fortë.
Pastroni kondensatorin (skarën e zezë)
dhe kompresorin në pjesën e pasme të
pajisjes, me një furçë. Ky veprim do të
përmirësojë rendimentin e pajisjes dhe
do të kursejë konsumin e energjisë.
Rafti më i ulët që ndan dhomëzën më të
ftohtë nga dhomëza LONGFRESH 0°C
mund të hiqet vetëm për t'u pastruar.
Për ta hequr, tërhiqeni jashtë raftin.
Kapakët mbi sirtarët e dhomëzës, mund
të nxirren për t'u pastruar.
Për t'u siguruar për funksionalitetin e
plotë të dhomëzës LONGFRESH 0°C ,
rafti më i poshtëm dhe kapakët mund të
vendosen sërish në pozicionin e tyre
fillestar pas pastrimit.
Kujdesuni që të mos dëmtoni
sistemin ftohës.
Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine
përmbajnë kimikate që mund të
sulmojnë/dëmtojnë lëndën plastike të
përdorur në këtë pajisje. Për këtë arsye,
këshillohet që veshja e jashtme e kësaj
pajisjeje të pastrohet vetëm me ujë të
ngrohtë me pak lëng larës.
Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me
ushqimin kryesor.
5.2 Zëvendësimi i filtrit të
karbonit
Për të arritur funksionim optimal, filtri i
karbonit për ajrin duhet të ndërrohet një
herë në vit.
Filtra të rinj aktivë të ajrit mund të blihen
pranë shitësit tuaj lokal.
Referojuni "Instalimi i filtrit të karbonit
për ajrin" për udhëzime.
Filtri i ajrit është një aksesor i
konsumueshëm, dhe si i tillë ai nuk
mbulohet nga garancia.
5.3 Shkrirja e frigoriferit
Shkrirja e dhomëzës së frigoriferit është
automatike.
Uji që krijohet rrjedh në një enë në
kompresor dhe avullon. Ena nuk mund
të hiqet.
5.4 Kohë të gjata mos-
përdorimi
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të
gjata, merrni masat paraprake të
mëposhtme:
shkëputeni pajisjen nga energjia
elektrike;
nxirrni jashtë gjithë ushqimet;
shkrini (nëse është parashikuar) dhe
pastroni pajisjen dhe gjithë aksesorët
e saj
lëreni derën/dyert pak hapur për të
shmangur formimin e erërave të
pakëndshme.
Nëse pajisjen do ta mbani të ndezur,
kërkojini dikujt të kontrollojë herë pas
SHQIP 13
Vue de la page 12
1 2 ... 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 ... 79 80

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire