AEG BSK792320M Livre de recettes Page 6

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 32
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 5
Pastaj hidheni sipër mishit (mishi duhet
të mbulohet).
Mbulojeni dhe futeni në pajisje.
Koha në pajisje: 120 minuta
Pozicioni i raftit: 3
4.2 Mish Lope I Marinuar
Për të përgatitur marinadën:
1 l ujë
500 ml uthull e bardhë
2 lugë çaji kripë
15 kokrra piperi
15 kokrra dëllinje
5 gjethe dafine
2 sasi perimesh supe (karota, presh,
selino, majdanoz)
Ziejini të gjitha dhe pastaj lërini të
ftohen.
1,5 kg mish lope
Hidheni marinadën mbi mish deri sa
të mbulohet dhe lëreni të marinohet
për 5 ditë.
Përbërësit për gatesën:
kripë
piper
perime supe nga marinada
Metoda:
Nxirreni mishin e lopës nga marinada
dhe thajeni. Hidhini kripë e piper dhe
skuqeni në të gjitha anët në një tavë
pjekjeje dhe shtoni pak perime supe nga
marinada.
Hidhni marinadën në tavën e pjekjes.
Fundi duhet të mbulohet deri në 10 - 15
mm. Mbulojeni tavën e pjekjes me një
kapak dhe vendoseni në pajisje.
Koha në pajisje: 150 minuta
Pozicioni i raftit: 1
4.3 Qofte
Përbërësit:
2 simite të thara
1 qepë
3 lugë gjelle majdanoz i grirë
750 g mish i grirë
2 vezë
kripë, piper dhe spec i kuq
100 g feta pastërmaje
Metoda:
Futini copat e bukës në ujë dhe pastaj
shtrydheni ujin prej tyre. Qëroni qepën e
grijeni hollë, pastaj skuqeni pak dhe
shtoni majdanozin e grirë.
Përzieni mishin e grirë, vezët, bukën e
shtrydhur nga uji dhe qepët. Hidhini
kripë, piper e spec të kuq, vendoseni në
një tavë pjekjeje drejtkëndore dhe
mbulojeni me feta pastërmaje. Shtoni
pak ujë dhe futeni në pajisje.
Koha në pajisje: 70 minuta
Pozicioni i raftit: 1
4.4 Nyje Derri
Përbërësit:
1 copë nyjë derri 0,8 - 1,2 kg
2 lugë gjelle vaj
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji spec i kuq pak djegës i
bluar
1/2 lugë çaji borzilok
1 kavanoz të vogël me kërpudha të
prera (280 g)
perime supe (karota, presh, selino,
majdanoz)
ujë
Metoda:
Prisni rreth e rrotull dhjamin e nyjës së
derrit. Përzieni së bashku vaj, kripë, spec
të kuq dhe borzilok dhe shpërndajeni mbi
nyjën e derrit. Vendoseni nyjën e derrit
në një tavë pjekjeje dhe hidhni kërpudhat
mbi të. Shtoni perime për supë dhe ujë.
Fundi duhet mbuluar deri në një lartësi
10 - 15 mm. Kthejeni mishin pas 30
minutash.
Koha në pajisje: 160 minuta
Pozicioni i raftit: 1
4.5 Shpatull Derri
Përbërësit:
1.5 kg shpatull derri, me lëkurë,nga
mish gici i vogël
kripë
piper
2 lugë gjelle vaj ulliri
150 g selino të grirë imët
1 presh, i grirë
1 kavanoz domatesh të vogla, të grira
imët (400 g)
250 ml ajkë
www.aeg.com6
Vue de la page 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 ... 31 32

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire