AEG L7FBE48S Manuel d'utilisateur Page 14

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 44
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 13
6.2 Hyrje
Opsionet/funksionet nuk
mund të zgjidhet për gjithë
programet e larjes.
Kontrolloni përputhshmërinë
midis opsioneve/funksioneve
dhe programeve të larjes në
"Tabelën e programeve". Një
opsion/funksion mund të
përjashtojë një tjetër, në këtë
rast pajisja nuk ju lejon të
vendosni së bashku
opsione/funksione të
papajtueshme.
Sigurohuni që ekrani dhe
butonat me prekje të jenë
gjithmonë të pastër dhe të
thatë.
6.3 Temperatura
Kur përzgjidhni një program larjeje,
pajisja propozon automatikisht një
temperaturë të parazgjedhur.
Prekeni këtë buton në mënyrë të
përsëritur derisa të shfaqet vlera e
dëshiruar e temperaturës në ekran.
Kur ekrani shfaq treguesit dhe ,
pajisja nuk e ngroh ujin.
6.4 Centrifugimi
Kur vendosni një program, pajisja
vendos automatikisht shpejtësinë
maksimale të lejuar të centrifugimit.
Prekeni këtë buton në mënyrë të
përsëritur që të:
Ulni shpejtësinë e centrifugimit.
Ekrani tregon vetëm
shpejtësitë e
disponueshme të
centrifugimit për
programin e vendosur.
Aktivizoni funksionin e ndërprerjes
së shpëlarjes.
Nuk është kryer centrifugimi i fundit.
Uji i shpëlarjes së fundit nuk do të
shkarkohet për të evituar zhubrosjen
e rrobave. Programi i larjes përfundon
me ujë në kazan.
Ekrani shfaq treguesin . Dera
qëndron e kyçur dhe kazani
rrotullohet rregullisht për të reduktuar
rrudhosjen. Për të zhbllokuar derën
duhet të shkarkoni ujin.
Nëse prekni butonin Nisja/Pauza,
pajisja kryen një fazë centrifugimi dhe
shkarkon ujin.
Pajisja e zbraz ujin
automatikisht pas afro 18
orësh.
Aktivizoni opsionin Ekstra i
heshtur.
Të gjitha fazat e centrifugimit të
ndërmjetme dhe përfundimtare
anulohen dhe programi përfundon me
ujë në kazan. Kjo ndihmon për të
reduktuar rrudhosjen.
Ekrani shfaq treguesin . Dera
qëndron e bllokuar. Kazani rrotullohet
rregullisht për të reduktuar rrudhosjen.
Për të zhbllokuar derën duhet të
shkarkoni ujin.
Duke qenë se programi është shumë i
heshtur, është i përshtatshëm për t'u
përdorur gjatë natës kur disponohen
edhe tarifa më të lira për energjinë
elektrike. Në disa programe,
shpëlarjet kryhen me më shumë ujë.
Nëse prekni butonin Nisja/Pauza,
pajisja kryen vetëm fazën e
shkarkimit.
Pajisja e zbraz ujin
automatikisht pas afro 18
orësh.
Opsioni Vetëm shkarkim (Kapërcimi i
fazave të larjes, shpëlarjes dhe
centrifugimit).
Pajisja kryen vetëm fazën e
shkarkimit të programit të zgjedhur të
larjes.
Ekrani shfaq treguesin (ujë i
ftohtë) dhe treguesin (pa
centrifugim) dhe treguesin
.
Opsioni Vetëm centrifugim
(Kapërcimi i fazave të larjes dhe
shpëlarjes).
Pajisja kryen vetëm fazën e
centrifugimit të programit të zgjedhur
të larjes.
Ekrani shfaq treguesin (ujë i
ftohtë) dhe treguesin e fazës dhe
shpejtësinë e centrifugimit.
www.aeg.com14
Vue de la page 13
1 2 ... 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 ... 43 44

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire