
13.3 Hapja e derës në rast
emergjence
Në rast të shkëputjes së energjisë ose
defekteve në funksionim, dera e pajisjes
mbetet e kyçur. Programi i larjes
vazhdon kur rikthehet energjia. Nëse në
rast defekti dera mbetet e kyçur, mund ta
hapni atë duke përdorur funksionin e
shkyçjes së emergjencës.
Përpara hapjes së derës:
KUJDES!
Ka rrezik djegieje!
Sigurohuni që temperatura
e ujit nuk është tepër e
lartë dhe rrobat të mos
jenë të nxehta. Nëse
nevojitet, prisni derisa të
ftohen.
KUJDES!
Rrezik plagosjeje!
Sigurohuni që kazani të
mos rrotullohet. Nëse
nevojitet, prisni derisa
kazani të ndalojë së
rrotulluari.
Sigurohuni që niveli i ujit
brenda në kazan të mos
jetë shumë i lartë. Nëse
nevojitet, kryeni zbrazjen e
emergjencës (referojuni
«Zbrazja e emergjencës»
në kapitullin «Kujdesi dhe
pastrimi»).
Për të hapur derën, veproni si më
poshtë:
1. Shtypni butonin Ndezur/Fikur për të
fikur pajisjen.
2. Hiqni spinën nga priza elektrike.
3. Hapni kapakun e filtrit.
4. Mbajeni këmbëzën e zhbllokimit të
emergjencës të tërhequr poshtë dhe
në të njëjtën kohë hapni derën e
pajisjes.
5. Nxirrni rrobat dhe pastaj mbyllni
derën e pajisjes.
6. Mbylleni kapakun e filtrit.
14. VLERAT E KONSUMIT
Vlerat e deklaruara janë marrë në kushte laboratorike me standardet
përkatëse. Shkaqe të ndryshme mund të ndryshojnë të dhënat: sasia
dhe lloji i rrobave për larje dhe temperatura e ambientit. Gjithashtu në
kohëzgjatjen e programit të larjes mund të ndikojë edhe presioni i ujit,
tensioni i furnizimit dhe temperatura e ujit në hyrje.
Specifikimet teknike mund të ndryshojnë pa dhënë njoftim paraprak për
të përmirësuar cilësinë e produktit.
SHQIP 35
Commentaires sur ces manuels