AEG L61470WDBI Manuel d'utilisateur Page 25

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 40
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 24
14.6 Pastrimi i filtrit të shkarkimit
Pompa duhet të inspektohet rregullisht dhe veçanërisht nëse:
Pajisja nuk zbraz ujin dhe/ose nuk centrifugon.
Pajisja bën një zhurmë të pazakontë gjatë kullimit, si pasojë e objekteve të tilla si
paramana, monedha, etj. që bllokojnë pompën.
Është diktuar një problem me shkarkimin e ujit (shihni kapitullin "Zgjidhja e problemeve"
për më shumë hollësira).
PARALAJMËRIM!
Përpara se të zhvidhosni derën e pompës, fikeni pajisjen dhe shkëputeni
nga spinën nga priza.
Për të pastruar filtrin e kullimit:
PARALAJMËRIM!
Kur pajisja është në përdorim dhe në varësi të programit të përzgjedhur,
në filtër mund të ketë ujë të nxehtë. Mos e hiqni asnjëherë kapakun e filtrit
gjatë një cikli larjeje, por prisni gjithmonë derisa pajisja të ketë përfunduar
ciklin dhe të jetë boshatisur. Kur vendosni sërish kapakun e filtrit,
sigurohuni që të jetë shtrënguar mirë për të shmangur rrjedhjet, si dhe që
fëmijët e vegjël të mos të arrijnë ta heqin.
1. Hiqni spinën nga priza.
2. Nëse është e nevojshme, prisni derisa uji të jetë ftohur.
A B
3. Vendosni një enë afër pompës për të
mbledhur derdhjet.
A = Filtri me kapak.
B = Tubi i zbrazjes së emergjencës.
4. Çlironi zorrën zbrazëse të emergjencës,
vendoseni atë mbi enë dhe hiqni kapakun e
saj.
1
2
5. Kur nuk del më ujë jashtë, zhvidhosni
kapakun e filtrit duke e rrotulluar në drejtimin
e kundërt të akrepave të orës dhe hiqni filtrin.
Përdorni pinca, nëse është e nevojshme.
Mbani gjithmonë një leckë pranë për të fshirë
çdo rrjedhje uji gjatë heqjes së kapakut.
Pastrojeni filtrin me ujë të rrjedhshëm, për të
hequr pushin që mund të ketë ngelur.
SHQIP 25
Vue de la page 24
1 2 ... 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 ... 39 40

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire