AEG L61470WDBI Manuel d'utilisateur Page 21

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 40
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 20
2. Vendosni detergjentin dhe produktet
suplementare në ndarjen e duhur.
3. Rrotullojeni çelësin e programit te
programi i kërkuar për të ndezur
pajisjen.
4. Zgjidhni opsionet në dispozicion.
Për të pasur një
performancë të mirë në
tharje mos tejkaloni
ngarkesat maksimale të
tharjes të rekomanduara në
manualin e përdorimit. Mos
vendosni shpejtësi
centrifugimi më të ulët se
shpejtësia automatike e
programit të vendosur.
12.2 Larja dhe tharja me kohë
të caktuar
Për të pasur një tharje të mirë pajisja nuk
ju lejon të vendosni shpejtësi centrifugimi
shumë të ulët për rrobat që do të lahen e
thahen.
1. Shtypni butonin Koha e tharjes për të
vendosur vlerën e kohës së tharjes.
Pas disa sekondash ekrani tregon vlerën
e kohës finale, që është kohëzgjatja
totale e cikleve të larjes dhe tharjes
(fazat larje + tharje + kundra-rrudhosje +
ftohje).
Nëse vendosni vetëm 10
minuta tharje pas larjes,
pajisja llogarit edhe
kohëzgjatjen e fazave
kundra-rrudhosje dhe ftohje.
2. Shtypni butonin Start/Pause për të
filluar programin.
Treguesi ndizet. Dera është e kyçur.
Ekrani tregon rregullisht një vlerë të re të
kohës.
12.3 Përfundimi i programit
Pajisja ndalon automatikisht. Sinjalet
akustike funksionojnë, (nëse janë aktive).
Për më shumë informacion shikoni "Në
fund të programit të tharjes" në kapitullin
e mëparshëm.
1. Rrotulloni çelësin e programeve në
pozicionin
për të fikur pajisjen.
2. Nxirrni nga pajisja rrobat. Sigurohuni
që kazani të jetë bosh.
3. Mbajeni derën paksa të hapur, për të
parandaluar mykun dhe aromat e
pakëndshme.
4. Mbyllni rubinetin e ujit.
12.4 Push në rroba
Gjatë fazës së larjes dhe/ose tharjes,
disa lloje pëlhurash, (sfungjeri, trikot)
mund të lëshojnë push.
Pushi i lëshuar mund të ngjitet me rrobat
gjatë ciklit tjetër të larjes.
Ky disavantazh rritet me pëlhurat
industriale.
Për të parandaluar pushin në rrobat
tuaja, ju rekomandojmë që:
Të mos lani pëlhurat e errëta pasi të
lahen dhe thahen pëlhura me ngjyra
të çelura (sfungjeri i ri, trikot) dhe
anasjelltas.
Të thani në ajër këto lloje pëlhurash
kur lahen për herë të parë.
Të pastroni filtrin e shkarkimit.
Pas fazës së tharjes, pastroni kazanin
bosh, guarnicionin dhe derën me një
leckë të lagur.
13. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
13.1 Ngarkesa e rrobave
Ndani rrobat në: të bardha, me ngjyra,
sintetike, delikate dhe të leshta.
Zbatoni udhëzimet e larjes që
ndodhen në etiketat e kujdesit te
rrobat.
Mos lani së bashku rrobat e bardha
dhe ato me ngjyrë.
Disa rroba me ngjyra të nxjerrin bojë
gjatë larjes së parë. Rekomandojmë
që ato të lahen më vete herën e parë.
SHQIP 21
Vue de la page 20
1 2 ... 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 ... 39 40

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire