• 4 feta nga këmba e viçit, rreth 3 - 4 cm
të trasha (të prera tërthorazi me kockën)
• 4 karota mesatare, të prera në kubikë
• 4 bishta selinoje, të prera në kubikë
• 1 kg domate të pjekura, të qëruara, të
përgjysmuara që t'ju jetë hequr mesi
dhe të prera në kubikë
• 1 tufë majdanoz, i larë dhe i grirë në
copa të mëdha
• 4 lugë gjelle gjalpë
• 2 lugë gjelle miell për të lyer
• 6 lugë gjelle vaj ulliri
• 250 ml verë e bardhë
• 250 ml lëng mishi
• 3 qepë të madhësisë së mesme, të
qëruara dhe të grira imët
• 3 thelpinj hudhra, të qëruara dhe të
grira imët
• 1/2 luge kafeje trumzë dhe rigon
• 2 gjethe dafine
• 2 rrënjë karafili
• kripë, piper i zi i sapo bluar
Metoda:
Shkrini 4 lugë gjalpë në tavën e pjekjes
dhe skuqni paksa perimet në të. Hiqni
perimet nga tava e pjekjes.
Lajini thelat e mishit të viçit, thajini,
marinojini dhe lyejini me miell. Shkundeni
miellin e tepërt. Ngrohni vajin e ullirit dhe
skuqini thelat në temperaturë mesatare
deri sa të skuqen në ngjyrë kafe të hapur.
Hiqeni mishin dhe derdheni vajin e tepërt
nga tava e pjekjes.
Shuajeni lëngun e mishit në tavën e
pjekjes me 250 ml verë, vendoseni në një
tenxhere dhe lëreni të ziej për pak kohë.
Shtoni 250 ml lëng mishi së bashku me
majdanozin, trumzën, rigonin dhe
domatet e grira. Marinojeni me kripë e
piper. Pastaj lëreni deri sa të ziej sërish.
Vendosni perimet në një tavë pjekjeje,
vendosni mishin sipër dhe hidhni salcën
mbi të. Mbulojeni tavën e pjekjes me një
kapak dhe futeni në pajisje.
– Koha në pajisje: 120 minuta
– Pozicioni i raftit: 1
Gjoks viçi i mbushur
Përbërësit:
•1 simite
•1 vezë
• 200 g mish i grirë
• kripë, piper
• 1 qepë e grirë
• majdanoz i grirë
• 1 kg mish viçi tul (me prerje si xhep në
të)
• perime supe (karota, presh, selino,
majdanoz)
• 50 g pastërma derri
•250 ml ujë
Metoda:
Njomeni bukën në ujë dhe pastaj
shtrydheni ujin. Më pas përzieni vezën,
mishin e grirë, kripën, piperin, qepët dhe
majdanozin e grirë.
Marinojeni tulin e viçit (me prerjen si xhep
në mes) dhe mbusheni xhepin me masën
e përgatitur. Pastaj qepeni hapjen.
Vendoseni gjoksin e viçit në një tavë
pjekjeje, shtoni perimet e supës,
pastërmanë dhe ujin. Kthejeni mishin pas
30 minutash.
– Koha në pajisje: 100 minuta
– Pozicioni i raftit: 1
Qofte
Përbërësit:
• 2 simite të thara
• 1 qepë
• 3 lugë gjelle majdanoz i grirë
• 750 g mish i grirë (përzierje mish lope e
mish derri)
•2 vezë
• kripë, piper dhe spec i kuq
• 100 g feta pastërmaje
Metoda:
Futini copat e bukës në ujë dhe pastaj
shtrydheni ujin prej tyre. Qëroni qepën e
grijeni hollë, pastaj skuqeni pak dhe
shtoni majdanozin e grirë.
Përzieni mishin e grirë, vezët, bukën e
shtrydhur nga uji dhe qepët. Hidhini
kripë, piper e spec të kuq, vendoseni në
një tavë pjekjeje drejtkëndore dhe
mbulojeni me feta pastërmaje. Shtoni pak
ujë dhe futeni në pajisje.
– Koha në pajisje: 70 minuta
– Pozicioni i raftit: 1
4
www.aeg.com
Commentaires sur ces manuels