AEG RKE64021DX Manuel d'utilisateur Page 8

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 28
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 7
4.6 Funksioni Holiday
Ky funksion mundëson mbajtjen e
frigoriferit të mbyllur dhe bosh gjatë një
periudhe të gjatë pushimesh, pa lejuar
krijimin e aromave të këqija.
Zbrazeni ndarjen e frigoriferit
përpara se të aktivizoni
funksionin Holiday.
1. Shtypni Mode derisa të shfaqet ikona
e treguesit Holiday.
Ikona Holiday pulson.
Treguesi i temperaturës së frigoriferit
tregon temperaturën e caktuar.
2. Shtypni OK për ta konfirmuar.
Shfaqet ikona Holiday.
Për të çaktivizuar funksionin Holiday,
përsëritni procedurën derisa të fiket
ikona e treguesit Holiday.
4.7 Alarmi i hapjes së derës
Do të dëgjohet një alarm akustik nëse
dera lihet e hapur për pak minuta.
Kushtet e alarmit të derës së hapur
tregohen nga:
Tregues alarmi që pulson;
sinjalizuesi akustik.
Pasi të jenë rregulluar sërish kushtet
normale (dera e mbyllur), alarmi do të
ndalojë. Sinjalizuesi mund të fiket duke
shtypur çdo buton.
4.8 Funksioni DrinksChill
Përdorni këtë funksion për të vendosur
një alarm akustik në kohën e preferuar,
për shembull kur një recetë kërkon
ftohjen e produkteve ushqimore për një
kohë të caktuar.
1. Shtypni Mode derisa të shfaqet ikona
përkatëse.
Pulson treguesi DrinksChill.
Kohëmatësi tregon vlerën e cilësuar (30
minuta) për disa sekonda.
2. Shtypni butonin e uljes së
temperaturës ose butonin e ngritjes
së temperaturës për ta ndryshuar
vlerën e caktuar të kohëmatësit nga
1 deri në 90 minuta.
3. Shtypni OK për ta konfirmuar.
Shfaqet treguesi DrinksChill.
Kohëmatësi fillon të pulsojë (min).
Është e mundur të ndryshohet ora në
çdo kohë gjatë numërimit mbrapsht në
përfundim duke shtypur butonin e uljes
së temperaturës dhe butonin e rritjes së
temperaturës.
Në fund të numërimit mbrapsht, treguesi
DrinksChill pulson dhe dëgjohet një
alarm. Shtypni OK për të fikur sinjalin
akustik dhe për të çaktivizuar funksionin.
Funksionin mund ta çaktivizoni në çdo
kohë gjatë numërimit mbrapsht duke
përsëritur hapat e funksionit derisa
treguesi të zhduket.
4.9 Funksioni ChildLock
Aktivizoni funksionin ChildLock për të
bllokuar butonat nga përdorimi i
pamenduar.
1. Shtypni Mode derisa të shfaqet ikona
përkatëse.
Treguesi ChildLock pulson.
2. Shtypni OK për ta konfirmuar.
Shfaqet treguesi ChildLock.
Për ta çaktivizuar funksionin ChildLock,
përsëritni procedurën derisa treguesi
ChildLock të fiket.
4.10 Funksioni DYNAMICAIR
1. Shtypni Mode derisa të shfaqet ikona
përkatëse.
Treguesi DYNAMICAIR pulson.
2. Shtypni OK për ta konfirmuar.
Shfaqet treguesi DYNAMICAIR.
Aktivizimi i funksionit
DYNAMICAIR rrit konsumin
e energjisë.
Nëse funksioni aktivizohet
automatikisht, treguesi
DYNAMICAIR nuk shfaqet
(drejtohuni te "Përdorimi i
përditshëm").
Për ta çaktivizuar funksionin, përsëritni
hapat derisa treguesi DYNAMICAIR të
fiket.
www.aeg.com8
Vue de la page 7
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 ... 27 28

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire