AEG L9WBA61B Manuel d'utilisateur Page 43

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 60
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 42
14.11 Informacioni i
pajisjes
Këtu mund të gjeni një përshkrim të
shkurtër rreth të gjitha programeve,
opsioneve dhe cilësimeve.
Për të gjetur përshkrimin e dëshiruar,
p.sh.:
1. Trokitni mbi shiritin Informacioni i
pajisjes.
2. Trokitni mbi shiritin 1. Programet.
3. Trokitni mbi shiritin Pambuk dhe do
të shfaqet përshkrimi përkatës.
14.12
DEFAULT
Rivendosja në
gjendje fabrike
Rivendosja në gjendje fabrike kthen
cilësimet fillestare të fabrikës.
Për t'u kthyer te cilësimet e fabrikës:
1. Trokitni mbi shiritin Rivendosja në
gjendje fabrike.
Shfaqet dritarja e mëposhtme.
Cancel
OK
Do you want to clear all your
programmed settings?
2. Trokitni mbi OK për t'u kthyer në
cilësimet e fabrikës ose mbi Anulo
për të ruajtur cilësimet aktuale.
15. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
15.1 Ngarkesa e rrobave
Ndajini rrobat në: të bardha, me
ngjyra, sintetike, delikate dhe të
leshta.
Zbatoni udhëzimet e larjes në etiketat
e kujdesit te rrobat.
Mos lani së bashku rrobat e bardha
dhe ato me ngjyrë.
Disa rroba me ngjyra mund të zbehen
gjatë larjes së parë. Rekomandojmë
që t’i lani ato veçmas dy-tri herët e
para.
Kopsitni këllëfët e jastëkëve, mbyllni
zinxhirët, tokëzat dhe sustat. Lidhini
rripat.
Kthejini së prapthi rrobat me disa
shtresa, të leshtat dhe veshjet me
stampa.
Trajtoni paraprakisht njollat e vështira.
Lajini njollat e vështira me detergjent
të veçantë.
Bëni kujdes me perdet. Hiqini kapëset
e tyre dhe futini perdet në një qese
për larje apo këllëf jastëku.
Mos lani rroba pa tegela ose me
prerje.
Përdorni një trastë larjeje për të larë
rroba të vogla dhe/ose delikate (p.sh.
sytjena me tela, rripa, streçe etj.).
Një ngarkesë shumë e vogël mund të
shkaktojë probleme balancimi gjatë
fazës së centrifugimit duke çuar në
dridhje të tepërta. Nëse ndodh kjo:
a. ndërprisni programin dhe hapni
derën (referojuni kapitullit
“Përdorimi i përditshëm”);
b. rishpërndajeni me dorë
ngarkesën në mënyrë që rrobat
të shpërndahen njëtrajtësisht
nëpër kazan;
c. shtypni butonin Start/Pause.
Faza e centrifugimit vazhdon.
Shmangni larjen e rrobave plot me
qime kafshësh ose me cilësi të dobët
tekstili që lëshojnë shumë push që
mund të bllokojnë qarkun e shkarkimit
duke sjellë kështu ndihmën e servisit.
Zbrazni xhepat dhe shpalosni rrobat.
SHQIP 43
Vue de la page 42
1 2 ... 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 ... 59 60

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire