AEG L87680FL Manuel d'utilisateur Page 15

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 36
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 14
3)
Nëse vendosni kohëzgjatjen Shumë e shpejtë, ne ju rekomandojmë që të pakësoni
sasinë maksimale të ngarkesës. Pajisja mund të ngarkohet plot, por ulen rezultatet e
larjes.
4)
Faza e larjes dhe e centrifugimit është e butë për të parandaluar krijimin e rrudhave në
rroba. Pajisja do të shtojë shpëlarje shtesë.
5)
Faza e parazgjedhur e shpejtësisë së centrifugimit është për rrobat prej pambuku.
Vendosni shpejtësinë e centrifugimit. Sigurohuni që shpejtësia të përputhet me rrobat.
Për të përzgjedhur vetëm programin SHKARKIMI, vendosni opsionin PA CENTRIFUGIM.
6)
Shtypni butonin SHPËLARJE SHTESË për të shtuar shpëlarjet. Me një shpejtësi të ulët
centrifugimi pajisja ka shpëlarje delikate dhe një centrifugim të shkurtër.
7)
Vendosni këtë program për të reduktuar kohën dhe konsumin e energjisë dhe ujit.
Përdorni një detergjent special për temperatura shumë të ulëta.
8)
PROGRAMET STANDARDE për vlerat e konsumit të Etiketës së energjisë. Sipas
rregullores 1061/2010, këto programe janë përkatësisht "programi standard i pambukut
me 60°C" dhe "programi standard i pambukut me 40°C". Ato janë programet
efikase për sa i përket kombinimit të konsumit të energjisë dhe ujit për larje normale të
rrobave të pambukta të ndotura.
Vendosni këtë program për të pasur rezultate të mira në larje dhe për të ulur konsumin e
energjisë. Koha e programit të larjes është zgjatur.
Temperatura aktuale e larjes në fazën e larjes mund të ndryshojë nga temperatura
e deklaruar për programin e përzgjedhur.
PROGRAMET ME AVULL
Programi
1)
Lloji i ngarkesës Ngarkesa
maks
Rifreskim në avull
Ky cikël heq aromat nga rrobat.
Avulli nuk i heq aromat e
kafshëve.
Veshjet e pambukta dhe
sintetike
deri në 1.5
kg
Programi me avull kundër
zhubrosjes
Ky cikël ndihmon që rrobave t'u
hiqen rrudhat.
Veshjet e pambukta dhe
sintetike
deri në 1.5
kg
Avulli mund të përdoret për rrobat e thara, të lara ose të veshura vetëm
një herë. Këto programe mund të reduktojnë rrudhat dhe aromat dhe
mund ta bëjnë veshjen më të butë.
Mos përdorni detergjent. Nëse është e nevojshme, hiqini njollat me
larje ose duke përdorur heqës njollash vetëm aty ku ka njolla.
Programet me avull nuk kanë cikël higjienizues.
Mos e vendosni programin me avull për këto lloje artikujsh:
artikuj që nuk e kanë të specifikuar në etiketën e kujdesit se mund të thahen
me tharëse rrobash
të gjithë artikujt me pjesë plastike, metalike, druri ose të ngjashme.
1)
Nëse vendosni një program me avull me rroba të thara, në fund të ciklit rrobat duken të
njoma. Është mirë që rrobat të ekspozohen në ajër të freskët për rreth 10 minuta për ta
tharë lagështinë. Kur programi përfundon, hiqini me shpejtësi rrobat nga kazani. Pas një
cikli me avull, rrobat mund të hekurosen, madje pa shumë mundim!
SHQIP 15
Vue de la page 14
1 2 ... 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 ... 35 36

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire