AEG L7FEE48S Manuel d'utilisateur Page 5

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 40
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 4
zëvendësuar, kjo duhet bërë nga
Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
Mos e prekni kabllon kryesore ose
spinën e rrymës me duar të lagura.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e
kapur nga spina.
Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
2.3 Lidhja e ujit
Mos u shkaktoni dëmtim zorrëve të
ujit.
Përpara lidhjes me tuba të rinj, tubat
që nuk janë përdorur për një kohë të
gjatë, aty ku janë kryer punime
riparimi ose janë vendosur pajisje të
reja (sahate uji, etj.), lëreni ujin të
rrjedhë derisa të jetë i kthjellët dhe i
pastër.
Sigurohuni që të mos ketë rrjedhje të
dukshme uji gjatë dhe pas përdorimit
të parë të pajisjes.
2.4 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, goditjeje
elektrike, zjarri, djegieje ose
dëmtimi të pajisjes.
Kjo pajisje është vetëm për përdorim
shtëpiak.
Zbatoni udhëzimet e sigurisë në
ambalazhin e detergjentit.
Mos vendosni produkte që marrin
flakë ose sende të lagura me
produkte të ndezshme brenda, pranë
pajisjes ose mbi të.
Sigurohuni që të keni hequr të gjitha
objektet metalike nga rrobat.
Mos e prekni xhamin e derës gjatë
kohës që një program është në punë
e sipër. Xhami mund të nxehet.
2.5 Shërbimi
Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
një qendër të autorizuar shërbimi.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
2.6 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji dhe ai me ujë.
Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar ngecjen e fëmijëve dhe
të kafshëve shtëpiake brenda kazanit.
Hidheni pajisjen në përputhje me
kërkesat lokale për hedhjen e
pajisjeve mbeturina elektrike dhe
elektronike (WEEE).
3. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
3.1 Heqja e paketimit
PARALAJMËRIM!
Hiqni të gjithë ambalazhin
dhe bulonat e transportit
përpara se të instaloni
pajisjen.
PARALAJMËRIM!
Përdorni doreza.
1. Hiqni veshjen e jashtme. Nëse është
e nevojshme përdorni një prerëse.
2. Hiqni pjesën e jashtme prej kartoni
dhe materialet prej polistireni të
paketimit.
SHQIP 5
Vue de la page 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 ... 39 40

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire