Problemi Zgjidhja e mundshme
Pajisja bën një zhurmë të
pazakontë dhe dridhet.
• Sigurohuni që nivelimi i pajisjes është i saktë. Shihni
kapitullin "Udhëzime instalimi".
• Sigurohuni që të keni hequr paketimin dhe/ose bulonat e
transportit. Shihni kapitullin "Udhëzime instalimi".
• Shtoni më shumë rroba në kazan. Ngarkesa mund të jetë
tepër e vogël.
Kohëzgjatja e programit
ngrihet ose ulet gjatë
punës së programit.
• Funksioni ProSense është në gjendje të përshtatë
kohëzgjatjen e programit sipas llojit dhe sasisë së rrobave.
Referojuni paragrafit "Dallimi i ngarkesës me Prosense" në
kapitullin "Përdorimi i përditshëm".
Rezultatet e larjes nuk
janë të kënaqshme.
• Shtoni sasinë e detergjentit ose përdorni një lloj tjetër.
• Përdorni produkte të veçanta për të hequr njollat e vështira
përpara se të lani rrobat.
• Sigurohuni që të vendosni temperaturën e duhur.
• Pakësoni ngarkesën e rrobave.
Ka shumë shkumë në
kazan gjatë ciklit të
larjes.
• Reduktoni sasinë e detergjentit.
Pas ciklit të larjes, ka
ende mbetje detergjenti
në sirtarin e detergjentit.
• Sigurohuni që fleta të jetë në pozicionin e duhur (LART për
detergjent pluhur - POSHTË për detergjent të lëngshëm).
• Sigurohuni që ta përdorni folenë e detergjentit sipas
këshillave që jepen në këtë manual përdorimi.
Pas kontrollit, aktivizojeni pajisjen. Programi vazhdon nga pika e ndërprerjes.
Nëse problemi ndodh përsëri, lidhuni me qendrën e autorizuar të shërbimit.
Nëse ekrani shfaq kode të tjera alarmi. Çaktivizoni dhe aktivizoni pajisjen. Nëse problemi
vazhdon, lidhuni me qendrën e autorizuar të shërbimit.
14. VLERAT E KONSUMIT
Vlerat e deklaruara janë marrë në kushte laboratorike me standardet
përkatëse. Shkaqe të ndryshme mund të ndryshojnë të dhënat: sasia
dhe lloji i rrobave për larje dhe temperatura e ambientit. Gjithashtu në
kohëzgjatjen e programit të larjes mund të ndikojë edhe presioni i ujit,
tensioni i furnizimit dhe temperatura e ujit në hyrje.
Specifikimet teknike mund të ndryshojnë pa dhënë njoftim paraprak për
të përmirësuar cilësinë e produktit.
Gjatë programit të larjes, teknologjia Prosense mund të ndryshojë
kohëzgjatjen e larjes dhe vlerat e konsumit. Për më shumë detaje,
shikoni paragrafin "Dallimi i ngarkesës me Prosense" në kapitullin
"Përdorimi i përditshëm".
www.aeg.com32
Commentaires sur ces manuels